Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohen faturat, bashkia opozitare e Kavajës paguan gjithashtu për inceneratorin


Ish-kryeministri Berisha, i cili ka denoncuar gjatë një kohe të gjatë aferën e incenerenatrit të Tiranës dhe akuzuar drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erjon Veliaj, duket se ka dalë bllof me denoncimin e e tij, pasi Bashkia e Kavajës, e drejtuar nga Fisnik Qosja, kryetar i koalicionit të ‘BF’, Berishës dhe Ilir Metës, ka derdhur plot 122 milion lekë në arkat e këtij inceneratori, duke kryer kështu të gjitha pagesat për shërbimin e trajtimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Faturat që mbajnë firmën e kryetarit të zgjedhur nga Berisha dhe Meta, u publikuan sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe janë të datës 22 gusht, disa muaj pasi Fisnik Qosja u betua si kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Një fakt i tillë provohet jo vetëm nga pagesa e kryer nga Thesari, por edhe nga banka, që tregojnë kalimin e kësaj shume nga Bashkia e Kavajës, direkt në llogarinë e kompanisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak një pagesë prej 122 mln lekësh që Bashkia e Kavajës kishte bërë në datën 22 gusht për inceneratorin e Tiranës. Kjo i hutoi jo pak këshilltarët e opozitës të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

 

Por, teksa Veliaj po debatonte me këshilltarët e opozitës, mësohet se Bashkia e Kavajës, që drejtohet nga Fisnik Qosja i PD dhe i zgjedhuri i Sali Berishës, ka kryer edhe një pagesë tjetër për inceneratorin. Kryebashkiaku i Kavajës ka miratuar sot edhe 159 milionë lekë të tjera për inceneratorin e Tiranës. Pagesa është kryer sot më 15 gusht 2023, edhe pse afati kur mund ta kryente pagesën ishte 20 shtatori, ç’ka tregon qartazi se nuk ka pasur asnjë hezitim nga kryebashkiaku i djathtë për të shlyer detyrimet për plehrat. 

 

Nxjerrja e fakteve të reja që tregojnë pagesat e Bashkisë së Kavajës për inceneratortin e Tiranës njëherë në gusht 122 mln dhe ditën e sotme 159 mln, sollën konfuzion në radhët e këshilltarëve të djathtë, të cilëve panë se si u ra alibia për të sulmuar Veliajn.