Vendosni fjalën kyçe....

Ministri grek pas bisedimeve me Belerin në burg: Qëndrimi i Greqisë në këtë rast nuk merr parasysh parimet e shtetit ligjor


Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Yiannis Oikonomou ka folur pas takimit që ka pasur me Fredi Belerin.

Duke e quatur një rast tepër serioz për Greqinë, Oikonomou ka deklaruar se për qeverinë greke në rastin e Belerit nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor.

“U takova sot në burgjet e Durrësit, në prani të ambasadores tonë në Shqipëri, Konstantinas Kamitsi, me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë, Fredi Beleri, i cili qëndron në paraburgim për më shumë se katër muaj. Për Greqinë ky rast ka qenë që në fillim dhe mbetet tejet serioz. Respektimi i shtetit të së drejtës dhe i të drejtave politike janë parimet dhe vlerat kryesore evropiane.

Qëndrimi i Greqisë është se në rastin e Belerit nuk merren parasysh parimet e shtetit ligjor, prezumimi i pafajësisë dhe respektimi i të drejtave politike. Pala shqiptare duhet të lejojë menjëherë betimin e Belerit si kryetar bashkie, duke respektuar verdiktin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit. Zgjatja e situatës aktuale hedh një hije serioze mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe është në kundërshtim me të drejtën ligjore evropiane, me gjithçka që ajo përfshin,” tha Oikonomou.