Vendosni fjalën kyçe....

Lapaj: Jam instrument në duart e popullit, mendoj që të drejtat arrihen duke qëndruar


Adriatik Lapaj ka folir sot në rubrikën “Opinion” në News24 për Lëvizjen e Re që pritet të prezantohet pas 3 ditësh.

Gjatë bisedës në studio, avokati Lapaj tha se me këtë lëvizje po synon një rrugë parimesh.

Lapaj u shpreh i vendosur për një të vendosur një model të ri, dhe vendosjen e rregullave dhe ligjeve.

“Sa kohë njerëzit kërkojnë që të hapet gara. Kërkojnë votën e emigrantë si një e drejtë Kushtetuese, depolitizimin e administratës, atëherë është e rëndësishme. Ne duhet të mobilizojmë qytetarët për të mos i lejuar këta që të bëjnë hile. Përfaqësim përballe numrash, patjetër edhe protestë. Unë jam njeri që mendoj që të drejtat arrihen duke qëndruar, as duke thyer e as duke djegur. Shqipëria është djegur disa herë dhe nuk ka ndodhur asgjë. Nuk bëhet njerëzit para dhe liderit pas, por liderët para dhe njerëzit pas. Fëmijët e popullit para dhe fëmijët e liderëve në Karaibe. Atje në ballë për të kërkuar të drejtën. Unë jam thjesht një instrument në duart e popullit. Nuk po iu them më bëni kryeministër. A jeni për garë? A jeni për ligjin për Referendumet? Unë po ju them duhet ligji, rregulli. Pra asnjë kryetar partie të mos imponojë. Vendimet të rrëzohen me votë. Nuk është për çështje individësh”, tha ndër të tjera Lapaj.