SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë.
Sipas njoftmit, pas përfundimit të hetimeve, kanë shkuar në gjyq Alla dhe ish-zyrtare të tjerë dhe biznesmenë.
Alla akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.
NJOFTIMI I SPAK
Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.09 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 14.09.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:
- Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
- Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
- Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
- Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
- Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.