Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky ka përjashtuar çdo lëshim territorial ndaj Rusisë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme paqeje, duke këmbëngulur se Kievi duhet të vazhdojë me ofensivën e tij, pavarësisht nga moti.
Në një intervistë me CBS News, kur u pyet nëse Ukraina do t’i dorëzonte ndonjë tokë Moskës për paqe, Zelensky tha: “Jo. Ky është territori ynë.”
Zelensky gjithashtu pranoi se kundërofensiva e shumëpërfolur e Kievit, e cila ka nisur për më shumë se tre muaj, ‘nuk është shumë e shpejtë’.
Megjithatë, ai tha se Ukraina do e vazhdojë pavarësisht nga moti.
“Ne duhet ta çlirojmë territorin tonë sa më shumë që të jetë e mundur dhe të ecim përpara, edhe nëse është më pak se 1 km. Nuk mund të humbim kohë. Harrojeni motin,” tha ai, duke shtuar se edhe nëse trupat tokësore nuk janë në gjendje të lëvizin, Ukraina do dyfishojë sulmet me dronë.