Vendosni fjalën kyçe....

Trudeau akuza të forta Indisë, thotë se ‘agjentët sekretë’ mund të kenë vrarë liderin kanadez sikh


Indian Prime Minister Narendra Modi welcomes Canada Prime Minister Justin Trudeau upon his arrival at Bharat Mandapam convention center for the G20 Summit, in New Delhi, India, Saturday, Sept. 9, 2023. Evan Vucci/Pool via REUTERS

Inteligjenca kanadeze ka zbuluar “akuza të besueshme” se qeveria indiane vrau një aktivist të pavarësisë Sikh në Ontario në fillim të kësaj vere, tha të hënën kryeministri Justin Trudeau.

Sikhu i vrarë ishte i lidhur me një lëvizje radikale që synonte diplomatët indianë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“Gjatë javëve të fundit, agjencitë kanadeze të sigurisë kanë ndjekur në mënyrë aktive akuza të besueshme për një lidhje të mundshme midis agjentëve të qeverisë së Indisë dhe vrasjes së një shtetasi kanadez, Hardeep Singh Nijjar,” u tha Trudeau anëtarëve të parlamentit.

“Çdo përfshirje e një qeverie të huaj në vrasjen e një qytetari kanadez në tokën kanadeze është një shkelje e papranueshme e sovranitetit tonë,” vijoi ai, përpara se t’i bënte thirrje Nju Delhit të ‘bashkëpunojë me Kanadanë për t’i shkuar deri në fund kësaj çështjeje’.

Hardeep Singh Nijjar, 46 vjeç, kreu i ‘Guru Nanak Sikh Gurdwara Sahib’ në Surrey, British Columbia, u vra më 19 qershor. Ai u qëllua në distancë nga dy persona të armatosur të paidentifikuar në mjediset e gurdëara-s ndërsa po dilte jashtë për në shtëpinë e tij në Surrey, rreth 30 km nga Vankuveri.

Nijar ishte një anëtar i lëvizjes Khalistan, e cila kërkon një atdhe sovran për komunitetin e pakicave. Lëvizja zhvilloi një fushatë guerile kundër shtetit indian gjatë viteve 1970 dhe 1980, më së shumti duke marrë përgjegjësinë për bombardimin e fluturimit 182 të ‘Air India’, që u hodh në erë në brigjet e Irlandës në 1985, duke vrarë të gjithë 329 personat në bord.

Anëtarët e lëvizjes protestuan në Kanada dhe Britani pas vrasjes së Nijar, duke akuzuar qeverinë indiane për përfshirje dhe duke bërë thirrje për sulme ndëshkuese ndaj zyrtarëve indianë.

Si përgjigje, Nju Delhi u bëri thirrje autoriteteve britanike dhe kanadeze që të shtypin separatistët. Ministri i Jashtëm indian Subrahmanyam Jaishankar akuzoi politikanët kanadezë për pakujdesi ndaj kërcënimit të dukshëm prej aktivistëve Khalistan në këmbim të votave Sikh.

“Për ne, mënyra se si Kanadaja e ka trajtuar çështjen Khalistan ka qenë një shqetësim i gjatë… Çiltërsisht, ata duket se janë të shtyrë nga politika e votave,” tha Jaishankar në korrik.

Qeveria indiane nuk u është përgjigjur ende pretendimeve të Trudeau. Trudeau u tha ligjvënësve të hënën se ai “personalisht dhe drejtpërdrejt” ngriti akuzat me kryeministrin indian Narendra Modi gjatë samitit të G20 në Nju Delhi në fillim të këtij muaji.