Vendosni fjalën kyçe....

UKT kallëzon penalisht në Prokurori personat që mashtruan me pagat


Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë ka kallëzuar penalisht në prokurori punonjësit të përfshirë në skemën e mashtrimit në lidhje me pagat.

Vet UKT nëpërmjet një njoftimi për shtyp, bën me dije se me marrjen e informacionit, kryerjen e verifikimeve dhe kontrolleve të nevojshme ka referuar pranë Prokurorisë së Tiranës rastin (kallëzuar penalisht) duke ju vënë në dispozicion të plotë materialet, si dhe informacionin e nevojshëm.

Në mënyrë të menjëhershme, pas faktimit të vjedhjes nga ana e UKT, u bë largimi nga detyra i personave përgjegjës të përfshirë në këtë ngjarje.

Aktualisht po vijon puna e përbashkët me organin e Prokurorisë për verifikimin e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm, për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të ngjarjes. UKT do të jetë gjithmonë e angazhuar për të shtuar bashkëpunimin me organet ligjore, duke i krijuar Prokurorisë të gjitha hapësirat e nevojshme për të ushtruar funksionet e saj. UKT dëshiron të bëjë me dije opinionin publik se tashmë është faktuar plotësisht se pagat e punonjësve nuk janë prekur dhe se do të vijojë të jetë në shërbim të qytetarëve për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe me standarde sa më të larta.” thuhet në njoftim.