Operatori i sistemit të shpërndarjes në qytetin e Shkodrës ka kryer një aksion blic në zonën e Thethit, ku në fokus kanë qënë bizneset e zonës, duke u bazuar mbi të dhënat e humbjeve në zonë.
Nga kontrollet e kryera në zonë, në bashkëpunim me forcat e rendit u kapën në flagrancë 5 subjekte private, me aktivitet “bujtina”. Nga verifikimi rezultoi se vidhnin energji elektrike me linjë të dytë.
Gjithashtu një tjetër subjekt privat “pulari” në Shkodër u zbulua se vidhte energji elektrike për të cilën është dashur ndërhyrja e policisë tek një tjetër abonent që kundërshtonte punonjësit e OSSH të hynin në ambjent për të kryer faturimin.
Të gjitha rastet e proceduara nga policia, i kaluan për gjykim të mëtejshëm institucioneve kompetente, njofton OSSH.