Aktivistja Evi Kokalari nuk e ka lënë pa një reagim nga ana e saj deklaratën e sotme të zëdhënëses së Berishës, Floriana Garo, e cila shprehu mbështetjen e grupit të Foltores ndaj hetimeve të çështjes McGonigal në ShBA.
Kokalari në postimin e saj duket se e ka masakruar Foltoren, pasi iu bën thirrje të mos ngatërrohen, pasi Berisha si kryetar i Rithemelimit është nen sanksione nga DASH.
Gjithashtu Kokalari shton se urrejtja e hapur për Duçkën nuk e justifikon grupin e Rithemelimit të ndërhyjë në investigimin e Kongresit Amerikan, duke theksuar se nëse do japin informacione të gabuara, ka për t’i sqaruar vet me detaje.
Statusi:
JO! Mos u ngaterroni sepse nuk jeni as PD zyrtare dhe Berisha si kryetar i rithemelimit është nen sanksione nga DASH.
Plus, faktet tuaja çalojne. Urrejtja juaj për Duçken nuk justifikon budallallekun tuaj për te nderhyrë në një investigim të Kongresit.
E mbi te gjitha McGonigal deri tashti rezulton ti këtë hapur dosjen Bashes me Muzinin, dhe jo Berishes. Boll e shfrytezuat për interesa personale.
Nese do jepni info e gabuar në Kongres, ju premtoj që do ti sqaroj vetë në detaje.
Seriozisht, mos fusni hundet gjithandej.