Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Zall Herrit në protestë, ankohen për infrastrukturën


Banorët e njësisë Administrative të Zall Herrit janë ngritur  sërish në protestë,  dhe për pasojë kanë bllokuar rrugën, ku thanë se nuk do të lejojnë që të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë, që punojnë në guroret që janë në zonë.

Protestuesit thanë se jo vetëm që nuk kanë gjetur mbështetjen e njësisë administrative, por pohuan se kishin marrë edhe kërcënime se do t’i hiqej emri si përfitues të ndihmës ekonomike.

Ne nuk do të lejojmë që të kalojë asnjë kamion sot. Këtu do të rrimë, deri nesër apo pasnesër. Askush nuk na ka dhënë përgjigje, as nga njësia. Madje disa kërcënohen se do të hiqen nga listat e ndihmës ekonomike. Vetë bredhin me avionë, ne s’kemi as rrugë dhe as ujë. Po e blejmë ujin se nuk pihet, disa kanë hapur puse. Jemi si në Mesjetë”, tha një prej protestuesve.