Pasi denocimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për skandalin me sistemin TIMS, ka ardhur dhe reagimi nga Prokuroria e Tiranës.
Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pasi ambasada e SHBA ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.
Në reagimin nga organi i akuzës, thuhet se materialet e dorëzuara nga AMP për sistemin TIMS nuk ishin të plota, ndërkohë që është dërguar fashikulli në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për hetime shtesë.
“Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se kanë qenë të pa plota. Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.”, –thuhet në reagimin e prokurorisë.
Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA, e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave. I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështetjen amerikane sa iu përket hetimeve.