Policia bullgare u përlesh të enjten me mbështetësit e partisë ultra-nacionaliste Vazrazhdane (Rilindja) që protestojnë kundër politikave pro-perëndimore të qeverisë, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe mbylljen e bazave ushtarake të NATO-s.
Qindra protestues që kundërshtojnë mbështetjen e anëtarit të BE-së për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit, duke valëvitur flamujt kombëtarë bullgarë dhe rusë, duke u rënë bilbilave dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme në vendin që ka kaluar nëpër pesë votime në dy vitet e fundit.
Shumë bërtisnin ‘Dorëheqje’, ndërsa policia mbrojti ndërtesat qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, ku disa protestues hodhën vezë.
Bullgaria, e cila ka dërguar armë në Ukrainë, hoqi ndalimin e saj për drithërat ukrainas javën e kaluar.
“Bullgarët nuk duan të marrin pjesë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, ne duam të jemi një vend asnjanës,” tha Neli Tyulekova, 60 vjeç, një biznesmene. Ajo tha se bullgarët kundërshtuan dërgimin e armëve në Ukrainë, ‘gjë që nxit luftën më tej’.
Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej ‘Jashtë bazat amerikane! Bullgaria është një zonë paqeje’, duke iu referuar hapjes së një baze të re ushtarake në anëtarin e NATO-s.