Vendosni fjalën kyçe....

6 të vdekur dhe 100 të plagosur nga shpërthimi i një fabrike në Tjavan


Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një fabrikë topash golfi në Tajvan.

Më shumë se 100 persona, kryesisht punëtorë, u plagosën. Tre nga të vdekurit janë zjarrfikës, sipas mediave të huaja.

Ndërkohë ende nuk dihet fati i një zjarrfikësi dhe tre personave të tjerë.

Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen, ndërsa tashmë ka nisur hetimi për shkaqet e zjarrit.

Një zyrtar i departamentit të zjarrfikëses në Pingtung u tha gazetarëve se peroksidi i ruajtur në fabrikë mund të ketë shkaktuar shpërthimin e parë të madh, të ndjekur nga disa më të vegjël.