Vendosni fjalën kyçe....

Shuhen vatrat e zjarrit në disa bashki, zjarrëfikësit u ndihmuan nga rreshjet e shiut gjatë natës


Vatrat e shumta të zjarreve që përfshinë dje disa bashki në Fier, Patos, Vlorë, Selenicë dhe Tepelenë janë shuar, pasi reshjet e shiut që përfshinë vendin pas mesnate kanë ndihmuar forcat zjarrëfikëse në luftën ndaj flakëve.

Kujtojmë se një ditë më parë u rrezikuan puset e naftës së Albpetrolit dhe nëstacioni elektrik në Patos. Po kështu një sipërfaqe e madhe me pisha u dogj në pyllin e Darezezes dhe ne Peshtan të Fierit. Diten e djeshme njekohesisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri në gjithë qarkun e Fierit duke vene ne veshtiresi edhe sherbimet zjarrfikese dhe efektivët e policisë.

Sot pritet te ngrihen komisionet per vleresimin e demeve, ndersa eshte vene ne pranga autori i zjarrvenies.

Ndërsa në Vlorë dhe Selenicë disa fshatra u përfshinë nga flakët, ku janë djegur toka me ullinj e pemtari. Sot situata paraqitet normale dhe në këtë zonë.  Po kështu është shuar dhe zjarri në fshatin Sinanaj të Tepelenës, ku u dogjën shkurre dhe kullota.