Vendosni fjalën kyçe....

Trump kryeson ndaj Biden me 10% – Sondazhi


Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, ish-presidenti amerikan Donald Trump do e mundte presidentin Joe Biden me një diferencë prej 10% të votave popullore, ka gjetur një sondazh i Washington Post/ABC News.

Rezultati tregon epërsinë më të fortë për Trump që kur të dy burrat deklaruan kandidaturën e tyre për zgjedhjet e 2024.

I publikuar të shtunën, sondazhi zbuloi se 52% e të anketuarve do zgjidhnin Trump dhe 42% do  mbështesin Bidenin, ndërsa pjesa tjetër ose janë të pavendosur ose nuk do votojnë. Kur anketuesit e Post/ABC bënë të njëjtën pyetje në shkurt, Trump kryesoi ndaj Biden me katër pikë, 48% me 44%.

Rezultati është në kundërshtim me një mori sondazhesh të kohëve të fundit, të cilat të gjitha i vendosën Trump dhe Biden afër barazpeshës.

Një sondazh i NBC News, i publikuar gjithashtu të shtunën, tregoi se Trump dhe Biden u barazuan me 46%, ndërsa një sondazh i Fox News javën e kaluar e vendosi Trump përpara Biden me 48% kundrejt 46%, dhe një sondazh i Universitetit Quinnipiac e vendosi Bidenin në krye me 47% kundrejt 46% të Trump.