Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Avantazhi i Halilajt në Kukës do thellohet, flet qartë për besimin e kuksianëve ndaj nesh


Kryeministri Rama tha sot se avantazhi i kandidatit të PS-së për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit është i pakthyeshëm.

Ai tha se avantazhi i Halilajt do thellohet edhe më shumë e do kthehet në një fitore shembullore.

Kreu i qeverisë tha gjithashtu se vota e kuksianëve tregon qartë pritëshmërinë e tyre për qeverinë.

“Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin.” – tha Rama.