Vendosni fjalën kyçe....

3 adoleshentë të maskuar në Tiranë thyejnë xhamin e një biznesi dhe e grabisin, 2 prej tyre në pranga 


Policia e Tiranës ka arrestuar 2 adoleshentë, 16 vjeçar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi, dyshohen se kanë vjedhur në dy dyqane në Tiranë, si dhe lëviznin të armatosur. Në pamjet e siguruara nga kamerat e policisë adoleshentët të cilët kanë kanë vjedhur bizneset, shihen me maska dhe me kapele, ndërsa thyejnë xhamin e dyqanit me gurë, për tu futur në të dhe për të vjedhur.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Policia thotë se pas informacioneve se autorët e dyshuar po qarkullonin të armatosur, me një automjet, në aksin rrugor Shkozë-TEG, kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

“Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë, nga dritarja e automjetit. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.