Konstantinos Tsimikas ka rinovuar kontratën me Liverpoolin.
Klubi anglez njoftoi këtë të hënë për arritjen e marrëveshjes së re me mbrojtësin grek
Sipas kontratës së re, Tsimikas do të jetë i lidhur me Liverpoolin deri më 30 qershor 2027.
Pas rinovimit të kontratës, ai për faqen zyrtare të klubit tha: “Ndihem shumë i lumtur që jam këtu për të vazhduar kontratën time. Më duket sikur të gjitha sakrificat që kam bërë dhe gjërat e tjera, puna që kam bërë, [që] çdo gjë shpërblehet. Por, kjo më mban plotësisht të motivuar për pjesën tjetër. Siç e kam thënë në shumë e shumë intervista, ky ekip ka shumë e shumë gjëra për të arritur të gjithë së bashku dhe doja të isha që në minutën e parë pjesë e tij”.
Që nga nënshkrimi për të “Kuqtë” në vitin 2020, Tsimikas ka bërë 63 paraqitje në total dhe ka dhënë 12 asistime.
27-vjeçari numëron edhe tre trofe të fituar me Liverpoolin; Kupën FA, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Anglisë.