Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 59-vjeçarit në Rrëshen, dinamika e dyshimet për lidhjen me vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi në 2020-ën


59-vjeçari Martin Bardhi u ekzekutua me armë mëngjesin e sotëm në një ngjarje të rëndë që tronditi qytetin e Rrëshenit.

Viktima kishte pak muaj që kishte dalë nga burgu pasi ishte arrestuar për tentativë vrasjeje ndërsa gjykata i kishte caktuar masën detyrim paraqitjeje.

Dyshohet se dy autorë kanë marrë pjesë në vrasjen e Bardhit.

Kush ishte Martin Bardhi

59-vjeçari u arrestua më 26 mars 2023 Martin Bardhi, pasi u akuzua se bashkë me persona të tjerë qëlluan me armë ndaj makinës së Saimir Reçit, nipit i biznesmenit Kastriot Reçi, i cili u ekzektua me snajper më 7 janar 2020.

Dyshohet se vrasja e Bardhit ka pas motive hasmërie e ka të bëjë me vrasjen  e biznesmenit 3 vite me parë si dhe me tentativën për vrasjen e nipit të Kastriot Reçit, Saimir Reçi, pak muaj më parë.

Njoftimi

“Rreth orës 10:40, në Rrëshen, nga shtetas ende të paidentifikuar, është vrarë me armë zjarri shtetasi M. M. (B.). Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

Si ndodhi përplasja me Saimir Reçin

Fillimisht Enrik Bardhi (djali i Martin Bardhit) e Saimir Reçi janë konfliktuar fizikisht. Më pas, Enrik Bardhi ka shkuar në banesë dhe ka marrë armën për ta qëlluar bashkëmoshatarin e tij.

Bashkë me Enrikun, ka shkuar edhe i ati, Martin Bardhi të cilët kanë qëlluar në drejtim të makinës së blinduar të Saimir Reçit, i cili si pasojë e të shtënave, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe shpalli në kërkim baba e bir Enrik dhe Martin Bardhin. Ky i fundit u arrestua nga policia dhe pak kohë që është liruar nga burgu.