Vendosni fjalën kyçe....

9 nga 10 zezakë vuajnë diskriminimin në Francë, Aktivistët: Shteti mbyll sytë


Edhe pse nëntë nga 10 zezakë në Francë raportojnë se janë të ekspozuar ndaj diskriminimit, qeveria shpërfill problemet e shkaktuara nga racizmi në vend, tha politikani dhe aktivisti francez Patrick Lozes.  Në një intervistë për AA të hënën, Lozes, themeluesi dhe presidenti i Këshillit Përfaqësues të Shoqatave të Zezakëve (CRAN), foli mbi racizmin dhe diskriminimin me të cilin përballen çdo ditë zezakët në Francë.  Duke tërhequr vëmendjen në një sondazh të kryer nga kompania e pavarur kërkimore “Ipsos on Black people” në Francë, Lozes tha se, ajo që thonë pjesëmarrësit e sondazhit është se ka diskriminim në shumë fusha të jetës. 

“Një shumicë dërrmuese, 91% e zezakëve në Francë, thonë se janë të ekspozuar ndaj diskriminimit në jetën e përditshme. Kjo do të thotë se diskriminimi është një shqetësim i madh për pothuajse çdo francez të zi.” ka thënë më tej Lozes. 

Duke vënë në dukje se zezakët përballen me diskriminim kur kërkojnë një shtëpi dhe një punë, Lozes shpjegoi se kur telefonon dhe thua se dëshiron një shtëpi, personi me të cilin po flet të thotë në telefon se shtëpia është në dispozicion, por kur e kupton se je zezak, ai mund të thotë se shtëpia nuk është në dispozicion.

 “Kur aplikon për një punë, dërgon CV-në tënde dhe disa minuta më vonë informohesh se pozicioni tani është i mbushur. Megjithatë, pozicioni është ende i hapur për dikë tjetër që aplikoi për të njëjtin pozicion pak minuta pas teje.” -është shprehur Lozes.

Ai nënvizoi më tej se diskriminimi ndodh edhe në shërbimet më bazë, si transporti publik, dhe deklaroi se disa francezë mendojnë se ‘zezakët duhet të hipin pas tyre’ kur hipin në autobus ose tren.

Duke vënë në dukje se zezakët përballen me diskriminim kur kërkojnë një shtëpi dhe një punë, Lozes tha se, kur telefonon dhe thua se dëshiron një shtëpi, personi me të cilin po flet të thotë në telefon se shtëpia është në dispozicion, por kur e kupton se je zezak, ai mund të thotë se shtëpia nuk është në dispozicion. 

“Kur aplikon për një punë, dërgon cv-në tënde dhe disa minuta më vonë informohesh se pozicioni tani është i mbushur. Megjithatë, pozicioni është ende i hapur për dikë tjetër që aplikoi për të njëjtin pozicion pak minuta pas teje.” -tha ai. 

Lozes nënvizoi më tej se diskriminimi ndodh edhe në shërbimet më bazë, si transporti publik, dhe deklaroi se disa francezë mendojnë se ‘zezakët duhet të hipin pas tyre’ kur hipin në autobus ose tren.

“Kur të zgjidheni në Asamblenë Kombëtare, edhe kolegët tuaj parlamentarë mund të jenë racistë ndaj jush. Kjo është skandaloze. Qeveria tani duhet të pranojë se jo të gjithë njerëzit në Francë janë të barabartë. Si një vend, ne kemi vlera absolutisht të mrekullueshme. Unë jam francez, jam krenar për vlerat tona, por vlerat tona duhet të zbatohen për cilindo, pavarësisht nga ngjyra,” –tha Lozes gjithashtu.