Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Rreshen, FNSH e RENEA po kryejnë kontroll të imtësishëm në zonë, një helikopter dhe 5 dronë kontrollojnë nga ajri


Policia e shtetit intensifikon kontrollet për arrestimin e autorëve. Në njoftimin zyrtar thuhet se kontrollet po kryhen nga ajri me helikopter ndërkohë RENEA dhe dhjetra forca të FNSH-së e policisë së ‘Shqiponjave’ vijojnë kontrollet në terren.

“Në kuadër të veprimeve intensive hetimore dhe gjurmuese për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes kriminale të ndodhur paraditen e sotme, në Rrëshen, ku u vra me armë zjarri shtetasi M. M.(B.) dhe u plagosën 3 shtetas të tjerë, Policia e Shtetit po intensifikon kontrollet në zonën ku u gjet automjeti i djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. 

Kontrollet në zonë po bëhen edhe nga nga ajri, me helikopter, nga shërbimet e Repartit Special RENEA. Zona po kontrollet nga toka, nga dhjetëra shërbime të FNSh-së, të Forcës së Posaçme “Shqiponjat”  dhe forcat operacionale.   

Për kontrollin e zonës së pyllëzuar, shërbimet e Policisë janë duke përdorur edhe 5 dronë.  Ndërkohë vijon kontrolli i imtësishem i personave, në pikat e kontrollit të ngritura nga Policia, në akset rrugore. Grupi hetimor po këqyr pamjet filmike në të gjithë zonën që kanë përshkruar autorët, me automjet, gjatë ardhjes dhe ikjes, pas krimit” informon policia e Shtetit”, njofton policia.