Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkruan se Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe dëshironte që Manastirin e Banjskës ta shndërronte në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.
Kurti thekson se Vuçiç në takimin e Brukselit më 2 maj i pati thënë se Millan Radojçiç do bëhet Adem Jashari i serbëve.
Sipas shefit të ekzekutivit të Kosovës duke qenë se është diktator nuk e kupton historinë dhe se epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.
Kurti thekson gjithashtu se serbët në Kosovë nuk kanë nevojë të çlirohen nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen” – shkruan Kurti.