Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nderimi i tre paraushtarakëve nga Serbia veprim absurd, grupi kriminal serb sulmoi policinë e Kosovës, s’e dimë ç’pret BE-ja


Kryeministri Rama tha sot se gjendja në Kosovës është tejet e rrezikshme si asnjëherë më parë në 10 vitet e fundit.

Në një konferencë për mediat nga kryeministria, ai tha se sulmi në veriun e Kosovës u provokua nga grupi paraushtarak serb e jo nga policia duke kritikuar deklaratën e BE-së sipas së cilës nuk mund të ketë qëndrim tjetër deri në përfundimin e hetimit.

Rama thekson se ngjarja u provokua nga serbë me veshje ushtarake e armatim serb, gjë e cila nuk është përmendur në deklaratën e BE-së.

Kreu i qeverisë theksoi se nderimi i tre paraushtarakëve nga Serbia është një verim absurd.

“Kam dalë për të shprehur shqetësimin serioz si asnjëherë më parë në këto 10 vite për rrezikshmërinë e lartë të situatës në veriun e Kosovës. E dëgjuam me shumë vëmendje edhe prononcimin e djeshëm të zëdhënësit të Brukselit i cili tha se nuk mund të ketë një deklaratë tjetër pa pritur rezultatet e hetimit si ka rrjedhur ngjarja e Banjskës. Serbia duhet të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. U provokua nga grupi kriminal serb dhe jo nga policia e Kosovës. Serbia zgjodhi nderimin nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Çfarë hetimi pret BE-ja. Nuk e dëgjova zëdhënësin e BE-së ta thotë diçka të tillë. Nuk besoj se BE do të pranonte rezultatet e një pale të sulmuar. Ata që e provokuan ngjarjen ishin serbë. Forcat e Kosovës shkuan që mos të përshkallëzohej situata. Nuk e dimë nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm në këtë drejtim. Ajo që në kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi që është i mirëseardhur, por hetimi i vrasjes së një polici nga një grup kriminal. Dënimi i aktit absurd të nderimit kombëtar të disa kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake.” – tha Rama.