Vendosni fjalën kyçe....

Finaliste për çmimet Circa, Blerta Kambo rrëfen ku e gjeti frymëzimin për krijimin e saj dhe planet e së ardhmes


Artistja, Blerta Kambo ka rrëfyer në emisionin “Ftesë në 5” lidhur me pjesëmarrjen e saj nëpërmjet videos “Guri i rëndë…” në “Circa Art”.

Blerta tregoi se konkursi është ndërkombëtar dhe në të morën pjesë rreth 1000 artistë të zhanreve të ndryshme nga e gjithë bota të cilët duhet të shprehin punën e tyre në një video të shkurtër.

Është një konkurs ndërkombëtar i arteve bashkëkohore, është bërë thirrja nga “Circa Art” me temën Shpresa, arti i të lexuarit atë çka nuk është shkruar ende. Në fakt ka poetë ka njerëz që merren me realitetin virtual ka performues, fotografë.

Secili prej tyre, çfarëdolloj zhanri i arteve bashkëkohore duhet ta kondensonte në një video 2 minuta e gjysmë. Unë studiova kinematografi në Londër dhe jam më e tërhequr nga imazhet lëvizëse tani se te fotografia”-tha Blerta.

Më tej artistja tregoi mbi punën e saj frymëzimin se nga i erdhi ku theksoi se është një temë që trajton emigrimin.

Mendoj se e dashuroj kinematografinë sepse përfshin të gjitha artet, fjalën, zëri. Me këtë video e kam bërë pak në mënyrë primitive, në kuptimin mjetet që përdora nuk ishin të duhurat. Ishte çështje zgjedhje sepse doja të shkoja atje dhe ta filmoja domethënë nuk prita nuk pata durim që ta organizojë më mirë dhe pastaj mbasi e bëra ishte ideja ndoshta që do rikthehem ta bëj siç duhej por në fakt e kuptova që atë ndjesi që më dha për herë të parë nuk mund ta rikrijoja më dhe që ishte mjaftueshëm. Nuk ishte qëllimi për të marrë pjesë te Circa unë thjesht e bëra. Më pas guxova të aplikoja ditën e fundit orën e fundit të afatit të fundit.

Ideja është se trajton pak emigrimin. Proverbi ynë është shumë i vërtetë. Për këdo që ka udhëtuar jashtë nëse ka dashur me shpresën që të gjej diçka jashtë Shqipërisë duke menduar që këtu nuk është e mundur, unë e kuptoj atë ndjesi por mendoj që gjithashtu nuk ka si shtëpia jote, nuk ka si vendi yt pa dashur të jem melodramatike por është e vërtetë. Prandaj shprehja guri i rëndë në vend të vet atë që ne nënkuptojmë që asnjëherë nuk do ndjesinë e përkatësisë në një vend të huaj

Historia është e shumë shqiptarëve që ne e dimë se është sekret i hapur që një pjesë e shqiptarëve në 1999 mbas luftës në Kosovë për të aplikuar për azil, kanë gënjyer kanë thënë që janë shqiptarë të Kosovës. Unë dëgjova për këtë shtëpi që nuk e di nëse është e vërtetë ose jo për mua thjesht përfaqëson diçka që është përdorur nga ata azilkërkues shqiptarë të Shqipërisë për të thënë që kjo është shtëpia ime, është në Kosovë, unë jam nga Kosova dhe kjo shtëpia ime është shkatërruar, ja tek është prova që kjo është shkatërruar gjatë luftës”-tha Kambo.

Blerta e cilësoi një pjesë të rëndësishme për karrierën e saj pjesëmarrjen në këtë konkurs por tha se interesi i saj është të qëndrojë për një periudhë kohe në Shqipëri ku zbuloi se kërkon të shkruajë një skenar dhe pse jo të bëjë dhe një film.

Ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve është më 9 tetor votimet mbyllen më 30 shtator dhe Blerta kërkoi edhe votën e publikut duke treguar se ku mund të votojnë.

Është patjetër një gjë që nuk ka ndodhur më parë dhe e çon përtej, nuk e di saktësisht se çfarë mund të sjellë, kam patur disa kontakte nga kuratorë apo publikues. Po e shijoj këtë moment dhe nuk e di nëse do jem fituese apo jo për mua është vërtet një gur i rëndësishëm.

Në datën 9 tetor është ceremonia por më datë 30 mbyllen votimet. Unë për momentin jam në Shqipëri. Kam vendosur të kthehem për ca kohë në Shqipëri. Dua të shkruaj të një skenar ndoshta të bëj një film. Publiku mund të votojë nëpërmjet uebsiajtit Circa.art”.