Qeveria franceze do trajtojë javën e ardhshme çështjen e çimkave që infektojnë transportin publik, njoftoi ministri i Transportit, Clement Beaune.
Në një deklaratë të postuar në X, Beaune tha se ai do thërrasë një takim të jashtëzakonshëm me operatorët e transportit me qëllim që të ‘sigurojë informacion mbi veprimet e ndërmarra tashmë dhe të marrë hapa të mëtejshëm për t’i shërbyer udhëtarëve’, si dhe për të ‘siguruar, qetësuar dhe mbrojtur’ publikun.
Njoftimi i takimit të jashtëzakonshëm vjen pasi bashkia e Parisit paraqiti një ankesë zyrtare në qeverinë franceze, duke i kërkuar asaj që të veprojë kundër çimkave që po infektojnë transportin publik, vendet dhe shtëpitë e banimit.
Autoriteti ekzekutiv i qytetit bëri thirrje për krijimin e një grupi të posaçëm kombëtar për të mposhtur atë që e quajti ‘fazullin’ e insekteve që thithin gjak.
“Kjo është me të vërtetë një emergjencë kombëtare. Është një temë endemike në të gjitha vendet që përdorin transportin publik,” – tha nënkryetari i parë i bashkisë së Parisit Emmanuel Gregoire, duke argumentuar se ishte veçanërisht e rëndësishme që të trajtohej çështja e çimkave para Olimpiadës së Parisit 2024.
Çimkat kanë qenë një problem për Francën prej vitesh, me një të dhjetën e të gjitha familjeve franceze që besohet se kanë pasur një pushtim të insekteve.
Problemet e gjata të Francës me insektet janë përkeqësuar në dukje muajt e fundit, pasi video të shumta që qarkullojnë në internet tregojnë insektet që vërshojnë në transportin publik, si autobusët dhe trenat, kinematë dhe ambientet e tjera publike.