Vendosni fjalën kyçe....

I penduari Artan Tafani dhe të arrestuarit e tjerë njihen sot me masën e sigurisë! Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’


Të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Kurrë mos harro’ kanë dalë para gjykatës së Elbasanit, ku do të njihen me masën e sigurisë. Ata ranë në pranga pas rrëfimeve të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani.

Prokurori Kreshnik Ajazi ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Para togave të zeza sot do të dalë edhe i penduari Artan Tafani dhe 8 të tjerë. Ndërkohë, prokurori do të kërkojë masën arrest me burg edhe për kreun e bandës Laert Haxhiu, por ky i fundit ndodhet në burg në Greqi dhe autoritetet helene kanë refuzuar ekstradimin e tij.

 

Të arrestuarit që do dalin para gjykatës

 

Artan Tafani

Lulzim Spahia

Ligor Romacka

Erisjano Abedini

Marglen Topuzi

Idriz Manej

Bujar Abedini

Enriko Xhahysa

Bledar Berberi

 

Operacioni ‘Kurrë mos harro’

Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes nën kërcënimin e armës së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ngjarje e ndodhur më 24 qershor 2023. Ai u arrit të identifikohej nga agjentët e Komisariatit nr. 6 përmes ADN-së.

Tafani mbahej nën vëzhgim prej ditësh. Kapja e tij do të rezultonte në një bashkëpunim të shpejt për të rrëfyer disa prej vrasjeve që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës. Artan Tafani rrëfeu për zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit  të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policisë, të cilat janë kryer nga banda e Laert Haxhiut anëtar i të cilit ishte. Pendesa e tij vijoi me operacionin “Kurrë mos harro” ku u firmosën 15 urdhërarreste, nga të cilat 11 janë ekzekutuar ndërsa 4 janë ende në kërkim.