Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara kryen një bastisje në pjesën veriore të Sirisë më 28 shtator duke kapur Mamduh Ibrahim al-Haji Shaykh, drejtues i organizatës terroriste të vetëquajtur “Shteti Islamik”, tha Komanda Qendrore përmes një deklarate të shtunën.
Forcat amerikane përdorën mjete ajrore gjatë bastisjes.
Javën e kaluar, forcat e Komandës Qendrore thanë se kishin kapur Abu Halil al-Fad’ani, një zyrtar i rëndësishëm i organizatës terroriste që njihet shkurtimisht si ISIS.
Sipas zyrtarëve amerikanë, ai vlerësohet se ka lidhje me të gjithë rrjetin e “Shtetit Islamik” në rajon.
Operacioni u realizua më 25 shtator, sipas Komandës Qendrore, dhe nuk pati civilë të vrarë apo të plagosur./ VOA