Komanda e Shtabit të Qendrës së Mbrojtjes Popullore lëshoi një deklaratë në lidhje me aksionin që synoi Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme pranë parlamentit turk në Ankara në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm.
Në deklaratë thuhet se aksioni i flijimit është kryer nga një ekip i lidhur me Brigadën e të Pavdekshmëve.
“Sot rreth orës 09:30, një njësi e ‘Brigadës së të Pavdekshmëve’ ka kryer një aksion sakrifice para Ministrisë së Brendshme turke. Ky aksion ishte planifikuar për hapjen e parlamentit dhe në afërsi të ndërtesës, e cila konsiderohet si qendër masakrash dhe torturash, u krye sipas planit dhe pa asnjë pengesë, bashkëluftëtarët tanë të cilët e kryen këtë aksion sakrifice, kaluan vendrojen dhe depërtuan brenda zonës së sigurisë, ia dolën me sukses dhe ia arritën qëllimit.” – thuhet në delkaratë.
Më tej në reagim thuhet se sulmi është një veprim mbrojtjeje i ligjshëm ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut.
“Ky veprim është një akt mbrojtjeje legjitime ndaj shpërfilljes së të drejtave të njeriut që po shkelen kundër ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare; kundër praktikës çnjerëzore dhe politikës së izolimit që po zbatohet në të gjitha burgjet e Turqisë dhe Kurdistanit; kundër përdorimit të armëve kimike kundër forcave tona guerile, pavarësisht nga vlefshmëria universale e Konventës për Armët Kimike; kundër plaçkitjes së natyrës sonë dhe ekocidit në Kurdistan; kundër shtypjes së popullit kurd dhe të të gjitha qarqeve demokratike. Nëse regjimi i AKP/MHP nuk ndalon krimet e tij gjenocidale dhe me motive fashiste, veprimet legjitime në kuptimin e drejtësisë revolucionare do të vazhdojnë.” – vijon deklarata.
Në sulm u lënduan dy policë turq ndërsa humbi jetën personi që kreun shpërthimin.