Ish-prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, është marrë në mbrojtje pas asaj të SPAK-ut Doloreza Musabelliu, pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, sipas të cilit ato kishin qenë shënjestër e grupit të Laert Haxhiut.
Selimi, e cila është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është marrë në mbrojtje nga policia e Lushnjes.
Ndërkohë nuk ka ende ndonjë vendim lidhur me avokatin Adriatik Doga, emri i të cilit doli gjithashtu në dëshminë e Tafanit, si shënjestër e grupit.