Shkencëtarët Katalin Kariko dhe Drew Weissman fituan Çmimin Nobel 2023 në Fiziologji ose Mjekësi për zbulimet që mundësuan zhvillimin e vaksinave kundër COVID-19, tha të hënën organi që jep çmimet.
Katalin Kariko është një studente bioteknike emigrante e lindur në Hungari, e cila është diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë.
Gjithashtu Kariko, ka qënë një ish nënkryetar e lartë dhe drejtuese e zëvendësimit të proteinave ARN në firmën gjermane të bioteknologjisë BioNTech, dhe është profesoreshë në Universitetin e Szeged në Hungari dhe profesoreshë ndihmës në Universitetin e Pensilvanisë.
Drew Weissman është një mjek dhe studiues me famë botërore në Penn Medicine, më i njohur për kontributin e tij në biologjinë e ARN-së dhe vaksinat e COVID-19. Ai dhe bashkëpunëtorja e tij Katalin Kariko shpikën teknologjinë e modifikuar të mRNA që përdoret në vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna për të parandaluar COVID-19.
Më shumë se 15 vjet më parë në Penn Medicine, Weissman dhe Kariko gjetën një mënyrë për të modifikuar mRNA dhe më vonë zhvilluan një teknikë shpërndarjeje për të paketuar mRNA në pika yndyre të quajtura nanogrimca lipide. Kjo siguroi që ajo të mund të arrinte në pjesën e duhur të trupit dhe të nxiste sistemin imunitar për të luftuar sëmundjen.
Drew Weissman dhe Katalin Kairo të cilët janë nga Universiteti i Pensilvanisë, revolucionarizua teknologjinë mRNA. Patenta e tyre thotë se thjesht modifikimi i pjesës së uridinës në mRNA nga një Pseudouridine mund të zgjidh të gjithë problemin e marrjes së mRNA brenda nesh.
Këto zbulime laboratorike e bënë mRNA të sigurt, efektive dhe praktike për t’u përdorur si një vaksinë kundër COVID. Vaksina Pfizer-BioNTech COVID-19 mori miratimin e FDA në gusht 2021 dhe vaksina Moderna COVID-19 është autorizuar nga FDA për përdorim urgjent.
Çmimi, ndër më prestigjiozët në botën shkencore, është përzgjedhur nga Asambleja Nobel e Universitetit Mjekësor të Institutit Karolinska të Suedisë dhe gjithashtu vjen me 11 milionë korona suedeze (rreth 1 milion dollarë).
“Çmimi Nobel i vitit 2023 në Fiziologji ose Mjekësi u është dhënë Katalin Karikó dhe Drew Weissman për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet e bazës nukleozide që mundësuan zhvillimin e vaksinave efektive mRNA kundër COVID-19”, tha organi.
Çmimi i mjekësisë nis çmimet e këtij viti me pesë të tjerat që do zbulohen në ditët në vijim.
Çmimet, të shpërndara për herë të parë në vitin 1901, u krijuan nga shpikësi suedez i dinamitit dhe biznesmeni i pasur Alfred Nobel, dhe jepen për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, dhe në vitet e mëvonshme edhe për ekonomi.
Mbreti suedez do i dorëzojë çmimet në një ceremoni në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Nobelit, e ndjekur nga një banket luksoz në bashkinë e qytetit.
Çmimi i mjekësisë i vitit të kaluar shkoi për suedezin Svante Paabo për renditjen e gjenomit të Neandertalit, një i afërm i zhdukur i njerëzve të sotëm, dhe për zbulimin e një të afërmi të panjohur më parë njerëzor, Denisovans.