Vendosni fjalën kyçe....

Del në ankand letra origjinale e Kolombit ku rrëfen zbulimin e Amerikës


Një kopje 500-vjeçare e letrës së Kristofor Kolombit që njoftonte zbulimin e Amerikës do dalë në ankand në Christie’s.

Viti 1492 shënoi udhëtimin fatal të Kristofor Kolombit përtej Atlantikut – një ngjarje që do ndryshonte përgjithmonë botën. Tani, një letër që mburret për zbulimin e kontinentit do kushtojë deri në 1.5 milionë dollarë në ankand.

Letra, e shtypur në latinisht në një shtypshkronjë të hershme, rrëfen gëzimin si fëmijë të Kolombit. Ai gufon për bukurinë natyrore të ishujve të Karaibeve, duke shkruar për ‘lumenj të mëdhenj, të rrjedhshëm, male dhe maja plot me pemë të varieteteve të pafundme, aq të larta sa duken sikur prekin qiellin’.

“Bilbilat dhe zogj të tjerë të vegjël të shumëllojshëm po këndonin në muajin nëntor kur unë isha atje…Hispaniola është një mrekulli,” shkruan Kolombi, duke përdorur emrin që ai shpiku për ishullin që është shtëpia e Haitit të sotëm dhe Republikës Domenikane.

Letra, drejtuar arkëtarit mbretëror spanjoll Luis de Santángel pas kthimit të Kolombit në Evropë, u përhap në të gjithë kontinentin duke çuar në pretendimin e Spanjës për tokën.

Kolombi shkruan gjithashtu për mallrat që ai zbuloi që do fillonin shekujt e tregtisë përtej Atlantikut – erëza, pambuk, kanellë dhe, natyrisht, ar.

Një ton pak më i errët shfaqet ndërsa Kolombi tregon rrëfimin e tij për banorët e ishujve, duke i përshkruar ata si të thjeshtë dhe naivë; ‘jashtëzakonisht të ndrojtur…si budallenjtë’, shkruan Kolombi.