Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku takim me të dërguarin me punë nga SHBA, diskutohet mbi luftën kundër korrupsionit


Jorida Tabaku, Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane u takua sot me David Wisner, të ngarkuarin e ri me Punë në ambasadën Amerkane. SHBA është mbështetës kryesorë në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian dhe fokusi i temës ishte puna e Komisionit të Çështjeve Europiane. Deputetja demokrate Tabaku theksoi se është e rëndësishme që procesi i integrimit Europian të jetë një hop cilësor për shqiptarët dhe që qytetarët të prekin realisht mundësinë transformuese të këtij procesi. Ligji i ri miratuar me votat e dy kahëve politikë miratuar në fund të sesionit të shkuar, ky ligj i jep mundësinë parlamentit që të jetë drejtues në këtë proces.

Gjatë diskutimit u theksua nevoja e qeverisë shqiptare për të forcuar luftën kundër korrupsionit që është kush prioritar jo vetëm për integrimin por gjithashtu edhe për të pasur një Shqipëri konkurruese dhe që përthith investimet e huaja nga SHBA.

 Tabaku iu referua deklaratës së presidentit Biden se korrupsioni është rrezik real për sigurinë kombëtare të vendit duke u shprehur se sot Shqipëria vuan nga ky rrezik dhe parlamenti duhet të udhëheqë një përpjekje për të luftuar korrupsionin.

Përpos kësaj në fokus ishin edhe çështje si siguria kibernetike, çështjet e pronës dhe respektimi i sundimit të ligjit që janë shtylla të tjera të rëndësishme mbi të cilat ngrihet dhe procesi i anëtarësimit. Për deputeten demokrate performanca e deritanishme e SPAK është tejet pozitive por nevoja e shqiptarëve është që kjo betejë të vazhdojë akoma që askush mos të mendojë se praprekshmëria është reale dhe e mundshme.