Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk do ketë më derdhje të ujërave të zeza në liqene e det, hotelet me 5 yje ndotin “Maldivet e Europës”


Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me bizneset në vijat bregdetare ku tha se sezonin e ardhshëm s’do tolerohet asnjë biznes që do derdhë ujërat e zeza në det apo në liqenin e Pogradecit.

Rama tha se do ngrihet një task forcë që do bëjë kontrollet.

Sipas kryeministrit në Ksamil ka hotele me “5 yje” që ndotin ujin me ujërat e zeza.

“Derdhje ujërash të zeza në det e në liqenin e Pogradecit. Kjo bëhet duke u thënë shumë qartë jo vetëm me fjalë por edhe me një akt të menjëhershëm ligjor por edhe me task forcë. Ata që kanë hotele restorante-kafene, që epoka e gropës mbaroi. Do investosh për derdhjen e ujërave të zeza. Është bërë edhe studimi sa kushton, është një kosto e përballueshme, s’po them që tu vëmë kufirin banorëve për banesat, shtëpitë që kanë gropat skeptike se do ishte  e padrejtë. Kostoja do ishte e papërballueshme, s’janë ata ndotësit më të mëdhenj. Ujërat e kristaltë të Maldiveve të Europës i ndotin ata që na ballë i vënë hotelit 5 yje dhe nga mbrapa i lëshojnë komunitetit mbetjet e yjeve. Nuk mund të vazhdojë”, tha Rama.