Vendosni fjalën kyçe....

Blinken zhvillon bisedë telefonike me homologun e tij suedez për pranimin e Suedisë në NATO 


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një bisedë telefonike të martën me homologun e tij suedez Tobias Billstrom ku diskutuan mbi partneritetin transatlantik dhe pranimin e Suedisë në NATO, raporton AA

“Sekretari dhe Ministri i Jashtëm theksuan angazhimin e tyre ndaj partneritetit transatlantik dhe marrëdhënies së fortë midis SHBA dhe Suedisë,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller. 

“Sekretari dhe Ministri i Jashtëm shqyrtuan përgatitjet përfundimtare për anëtarësimin e Suedisë në NATO” shtoi Miller.

“Blinken falënderoi Billstrom për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për Ukrainën dhe diskutuan mënyrat për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjik”, vijoi më tej ai.