Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet Konferenca e kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën. Nikolla pranon propozimin


Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

Mësohet se seanca e posaçme do të mbahet më 12 tetor.

Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”- tha Bardhi.

Por PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mbahet më 19 tetor.

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: “Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën”