Një turist 65-vjeçar nga Sllovenia i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht duke vizituar kalanë e Rozafës ka ndërruar jetë në spital.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale S.P ka marrë dëmtime në kokë nga rrëzimi.
“Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.
65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale”-njofton policia.