Vendosni fjalën kyçe....

Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit/ Dënohet me 5.8 vite burg ish-ministri Lefter Koka, lirohet nga akuzat Alqi Bllako


Ish-ministri Lefter Koka është dënuar me 5.8 vite burg për akuzat lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Koka shpallet i fajshëm për akuzat e korrupsion pasiv dhe pastrim parash, dhe i pafajshëm për akuzën për shpërdorim detyre.

Ndërkohë ish-deputeti Alqi Bllako është liruar nga akuzat për rastin e inceneratorit të Elbasanit, por vijon të mbetet në burg për shkak të akuzave që ka për aferën e inceneratorit të Fierit.

 

Vendimet e GJKKO për inceneratorin e Elbasanit:

Lefter Koka 8.6 vite burg, me gjykim te shkurtuar, 5.8—- (i ra akuza e shpërdorimit)

Klodian Zoto 10 vite burg, gjykim i shkurtuar   6.8

Mirel Mërtiti 10 me vite, gjykim i shkurtuar     6.8

Stela Gugallja 7 vite, gjykim i shkurtuar         4.8

Alqi Bllako shpallet i pafajshëm

Pëllumb Abeshi 4 vjet, gjykim i shkurtuar       2.8

Bardhyl Cabiri 2 vjet

Jonida Zeqo 4 vjet, gjykim i shkurtuar          2.8

Serafin Papa 1.4 burg