PD e Rithemelimit ka denoncuar drejtorin e ARRSH, Evis Berberi duke e akuzuar se ka lidhur kontrata publike me institucione shtetërore kur mbante detyrën e drejtuesit të prokurimeve.
Genta Vangjeli, zëdhënësja për Anti-Korrupsionin, ka ngritur pikëpyetje se si Berberi ka lidhur kontrata publike me institucione shteterore, kur mbante detyrën e drejtuesit në një institucion shtetëror.
Ajo theksoi se drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar duhet të japë dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Evis Berberit.
Njoftimi i plotë:
Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor shqiptar përdor detyrën shtetërore për të siguruar kontrata dhe para publike për kompaninë e tij private DAAM shpk.
Ky subjekt tregtar është themeluar në tetor 2017 me emrin fillestar “B – VAAL ENG – 10” dhe, në tetor 2018, z. Berberi ia ka ndryshuar emrin në DAAM shpk.
Berberi rezulton pronar me 100 përqind të kapitalit të firmës nga 14 Shtatori 2018 deri më 31 Janar 2019.
Në datën 31 Janar 2019 Evis Berberi shet 100% të aksioneve të shoqërisë DAAM shpk kundrejt vlerës 500 mijë euro. Referuar kontratës së shitjes së kuotave, 8 mijë euro u paguan jashtë zyrës noteriale nga blerësi në favor të Evis Berberit, ndërsa pjesa tjetër do paguhej e ndarë në këste kundrejt vlerës 100 mijë euro për cdo vit.
I kujtojmë publikut se posti i lartë që mban tani nuk është i pari në vargun e detyrave shtetërore që ka mbajtur Evis Berberi.
Në peiudhen 2013 – 2019 ka qenë Drejtues i Prokurimeve në ALBCONTROL;
Shkurt – Shtator 2019 Këshilltar pranë Ministrise seInfrastruktures dhe Energjisë;
Shtator 2019 – Qershor 2021 Drejtor i Agjencisë së Eficensës së Energjisë.
Në gjithë këto ‘vende pëllumbash’ ku jepen tendera e bëhen favore, Berberi i ka shfrytëzuar ndër të tjera për të qerasur me kafe milionëshe kompaninë e tij private.
DAAM shpk, ka përfituar, nga dhjetori 2017 deri në qershor 2023, 202 milion lekë fonde publike nga Bashkitë Tiranë, Prrenjas, Librazhd, Elbasan, Ersekë, Kamëz, Shijak, Lezhë, Pukë, Cërrik, Klos, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Bregdetit, INSTAT, Spitali Korcë, Universiteti Bujqësor etj
21 pagesa nga këto më lart në vlerën 81 milion lekë janëpaguar në favor të kompanisë së Berberit gjatë kohës që ai rezulton zyrtarisht pronar i shoqërisë tregtare dhe njëkohësisht mban detyrë publike si drejtues.
Pranë ILDKPI në 5 Mars 2019 Evis Berberi ka deklaruar ndër të tjera:
-Pagën nga pozicioni si administrator i shoqërisë DAAM shpk
-Pagën nga pozicioni i punës si drejtues teknik pranë shoqërisë Bvaal engineering shpk. Vini re: që prej 3 Prill 2019 e në vijim kjo kompani quhet NET GROUP shpk; PRA, EVIS BERBERI DEKLARON PUNËSIMIN E TIJ SI DREJTUES TEKNIK NËSHOQËRINË NET GROUP;
Pranë ILDKPI në 6 Mars 2020; 31 Mars 2021; dhe 09 Prill 2021 Evis Berberi ka deklaruar ndër të tjera:
-Pagën si këshilltar në ministrinë e infrastrukturës dhe energjisë;
-Pagë si antar bordi në Institutin e Ndërtimit;
-Pagë si kryetar i Bordit të Albpetrol;
-Pagë si anëtar bordi në Autoritetin Portual Durrës.
Të ardhura të përfituara nga bashkëshortja si rezultat ikontratës së dhënies së tokës me qira e lidhur me kompaninë BANKERS.
Në asnjë nga formularët e mësipërm nuk ekziston asnjë e dhënë për deklarimin e shitjes së kompanisë Daam shpk, por vetëm të ardhura nga 4 lloje pagash, apartamente të blera nga kursime të familjes, 9204 m2 tokë arë në Fier në pronësi të bashkëshortesm përfituara nga ligji 7501 sipas deklarimit si rezultat i trashëgimisë, apartamente të lëna me trashëgimi apo dhe nga kursimet familjare.
Fshehja e të ardhurave me qëllim pagimin e një detyrimi tatimor mbi mbi 8 milion lekë ,denohet me burgim 4 deri 8 vjet sipas Ligji nr.7895, datë 27 Janar 1995, Kodi Penal i RSH i ndryshuar,
Gjatë drejtimit të Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Evis Berberi, pajisi si Auditues të energjisë në ndërtesa, auditues së energjisë në instalime industriale, dhe menaxher të energjisë personin prej të cilit bleu kompaninë DAAM shpk. Ky i fundit aktualisht ështëpronar i kësaj shoqërie përsëri, dhe kjo do të thotë se për cdo pallat të ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet, duhet më parë të merret certifikata nga audituesi i energjisë.
Pronari actual i DAAM shpk ka përfituar nga Evis Berberi, pronar i mëparshëm i të njëjtës shoqëri tregtare, vlerën 322 milion lekë të vjetra paguar nga Autoritetit Rrugor Shqiptar me drejtues… Evis Berberin.
Pyetja vlen për Evis Berberin, për eprorët e tij, për institucionet që i kanë dhënë fonde publike një zyrtari të lartë dhe sidomos për SPAK:
Si ka lidhur kontrata publike me institucione shteterore, kur mban detyrën e drejtuesit në një institucion shtetëror?
Po licensat e audituesve së energjisë dhe menaxherëve tëenergjisë?
Pse kompania ku Evis Berberi ka deklaruar jo vetëm lidhjet por punësimin e tij si drejtues teknik vijon të lidhë kontrata e përfitojë fonde nga ARRSH, autoritet i cilidrejtohet po nga Evis Berberi?
A mbajnë përgjegjësi ligjore të gjithë këto Autoritete Kontraktore, dhe Evis Berberi drejtori aktual i ARRSH-së për kontrata të cilat vlerësohen nul, të lidhura në shkelje të ligjit për konfliktin e interesave?
Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të Evis Berberit.
Ai është në shkelje të ligjit, sic janë të tillë edhe institucionet që kanë disbursuar fonde dhe kontrata për kompanitë e lidhura me të.
Kur shteti vjedh, qytetari varfërohet.