Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna ndaj fisit Maja, Balliu: Dokumenti që fakton ekzistencën e narkoshtetit të Ramës


Ish-deputeti Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për fisin Rraja, të cilët ushtruan dhunë në mënyrë barbare ndaj dy anëtareve të fisit Maja.

Në një status në Facebook, ky i fundit shkruan se ky rast është “prova më e qartë për mungesën e drejtësisë dhe lidhjen e krimit me qeverinë.

Duke iu referuar ngjarjes së ndodhur për guroret, ish-deputeti akuzon se në vend “qytetarët i rrahin, i filmojnë duke i rrahur, u vënë pistoletën në kokë, u kërcënojnë familjen, u shkatërrojnë shtëpinë dhe quhet plagosje e lehtë për nark-prokurorinë.”

Kujtojmë se Prokurori Ylli Bashaj ka mbyllur hetimet në ngarkim të të pandehurve: Eni Kullaj, Andi Rraja, Ineidi Raja, Përparim Rraja, Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Rexhep Rraja, Klajdi Rraja e Edison Meta, të akuzuar për veprat penale të ‘Plagosje të lehtë me dashje’, ndaj viktimave Bilbil e Jashar Maja dhe ‘Kanosje’.

Postimi i plotë i Klevis Balliut:

Rasti Rraja, dokumenti që fakton ekzistencën e narkoshtetit

Rrajat me aktet, bemat dhe historikun e tyre, sot i vertetuan cdo shqiptari, europiani dhe amerikani Shqiperia është de-fakto sot një narkoshtet

Në narkoshtetin e Ramës, qytetarët i rrahin, i filmojne duke i rrahur, i vene pistoleten ne koke,i kercenojne familjen, i shkaterrojne shtepine dhe kjo quhet plagosje e lehte për nark-prokurorinë.

Rrajat jane prova më e qartë për mungesen e drejtesise dhe lidhjen e krimit me qeverine.