Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet me raketa në Izrael, Rama: Shqipëria dënon fuqishëm sulmin terrorist


Kryeminstri Edi Rama ka dënuar sulmin e grupit të Hamasit ndaj Izraelit mëngjesin e sotëm.

Kreu i qeverisë, shkruan në rrjetin social X, se “ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit”.

Ndërkohë kujtojmë se Grupi i Hamasit lëshoi mijëra raketa në drejtim të Izraelit mëngjesin e së shtunës (7 tetor) ku deri më tani raportohen  22 viktima dhe 545 të plagosur nga sulmi.

Reagimi i Ramës:

Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.