Presidenti Bajram Begaj ka dënuar sulmin terrorist ndaj Izraelit mëngjesin e sotëm nga grupi i Hamasit.
Begaj shprehet se Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit të çdo forme.
“Dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre.
Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit të çdo forme”, shkroi Kreu i Shtetit.