Vendosni fjalën kyçe....

Franca mbyll disa shkolla ​​për të luftuar përhapjen e çimkave


Autoriteteve franceze iu desh të mbyllnin shtatë shkolla në gjithë vendin për shkak të infektimit me çimka, tha ministri i Arsimit Gabriel Attal për kanalin France 5.

Zyrtari pranoi se rastet e raportuara janë duke u shtuar.

Attal raportoi se çimkat janë zbuluar në nivele të ndryshme në rreth 17 institucione dhe shtatë prej tyre aktualisht janë mbyllur për këtë arsye.

“Ne kemi gati 60 mijë institucione dhe këtu po flasim vetëm për disa dhjetëra, por është e vërtetë që rastet po rriten”, shtoi ministri.

Ai theksoi se ‘duhet një përgjigje e menjëhershme në mënyrë që të kemi institucionet që të trajtohen brenda 24 orëve’.

Kryeqyteti Paris është vetëm nëntë muaj larg organizimit të Lojërave Olimpike të verës së ardhshme dhe zyrtarët vendas po u bëjnë thirrje autoriteteve federale që të zgjidhin problemin e çimkave.

Javën e kaluar, bashkia e Parisit paraqiti një ankesë zyrtare në qeveri, duke i kërkuar asaj që të merrte masa kundër çimkave.