Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 200 izraelitë u vranë në sulmet e Hamasit, thotë shërbimi izraelit i shpëtimit


Të paktën 200 izraelitë janë vrarë që kur militantët e Hamasit filluan një sulm të befasishëm të shtunën herët në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit izraelit, ‘Zaka’.

Sipas këtij të fundit, mbi 1,100 persona të tjerë u plagosën në sulmin e së shtunës, shkruan AP.

Militantët e Hamasit hodhën mijëra raketa dhe dërguan dhjetëra luftëtarë në qytetet izraelite pranë Rripit të Gazës në një sulm të paparë e të papritur herët në mëngjes gjatë një feste të madhe hebraike të shtunën.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës kundër Izraelit në dekada.

Të paktën 198 persona u vranë në Rripin e Gazës u vranë dhe të paktën 1,610 u plagosën në mes të hakmarrjes së Izraelit, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.