Vendosni fjalën kyçe....

Polonia fillon evakuimin e qytetarëve të saj nga Izraeli


Polonia ka nisur evakuimin e qytetarëve të saj nga Izraeli, me aeroplanin e parë që mbante rreth 120 persona që u ul në Varshavë këtë të hënë, raporton BBC. 

“Njerëzit e parë të evakuuar nga Izraeli janë tashmë në Poloni. Dëshiroj të falënderoj ushtarët tanë për kryerjen e operacionit me efikasitet. Ju jeni më të mirët”, shkroi në Twitter ministri polak i mbrojtjes Mariusz Blaszczak. 

Dy aeroplanë të tjerë pritet të mbërrijnë më vonë gjatë ditës.

Të dielën, Blaszczak tha se ishin rreth 200 turistë polakë, duke përfshirë fëmijë në një udhëtim shkollor, në pritje të largohen nga Izraeli.

Të paktën 200 ushtarë polakë po ndihmojnë në operacion.