Irani ndihmoi në planifikimin e sulmit të paprecedentë të grupit terrorist palestinez Hamas ndaj Izraelit dhe dha miratimin për sulmin në një takim në kryeqytetin e Libanit, Bejrut javën e kaluar, thanë për Wall Street Journal anëtarë të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut, një grup tjetër i mbështetur nga Irani.
Oficerët e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), ushtria më e fuqishme e vendit, kishin punuar me Hamasin që nga gushti për të sajuar sulmin e tyre shumëpalësh ndaj Izraelit nga toka, ajri dhe deti, thanë ata.
Sulmi i Izraelit u diskutua gjatë disa takimeve në Bejrut, ku morën pjesë oficerë të IRGC-së dhe përfaqësues të katër grupeve terroriste të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun. Hamasi kontrollon Rripin e Gazës ndërsa Hezbollahu është një grup terrorist shiit dhe fraksion politik në Liban, raportoi Ëall Street Journal.
Oficerët iranianë, si dhe përfaqësues nga grupet militante të mbështetura nga Irani, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun e Libanit, rafinuan planet taktike dhe strategjike për sulmin gjatë disa takimeve në Bejrut, sipas WSJ, e cila citoi anëtarë të lartë të të dy grupeve.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian kishte marrë pjesë në të paktën dy nga takimet që nga gushti, sipas anëtarëve të Hamasit dhe Hezbollahut.
Sulmi ndaj Izraelit u mendua, ndërsa vendi dukej i hutuar nga grindjet politike mbi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu për përpjekjen e tij për të reformuar sistemin gjyqësor. Sulmi kishte për qëllim gjithashtu ndërprerjen e bisedimeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja për të normalizuar marrëdhëniet Arabi Saudite-Izrael, të cilat Irani i pa si kërcënuese, thanë ata për WSJ.
Plani më i gjerë i ushtrisë së fuqishme iraniane ishte të krijonte një kërcënim me shumë fronte që ‘shtrëngonte’ Izraelin nga të gjitha anët – Hezbollahu dhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës në veri dhe Xhihadi Islamik Palestinez dhe Hamasi në Gaza dhe Bregun Perëndimor, tha anëtarë të lartë të Hamasit dhe Hezbollahut si dhe një zyrtar iranian.
Veçanërisht, Irani po lë mënjanë konfliktet e tjera rajonale, duke përfshirë grindjen e tij të hapur me Arabinë Saudite në Jemen dhe është duke u përqendruar në burimet e huaja të IRGC-së për financimin dhe armatosjen e grupeve terroriste, duke përfshirë Hamasin dhe Hezbollahun, për të sulmuar Izraelin.
Megjithatë, kur Mahmoud Mirdawi, një zyrtar i lartë i Hamasit, u pyet për takimet me Iranin në Bejrut, ai pretendoi se ishte një ‘vendim i Palestinës dhe Hamasit’.
Një zëdhënës i misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara tha se vendi i tij mbështeti veprimet e Hamasit në Gaza, por pohoi se Teherani nuk i drejtoi ato, raportoi Ëall Street Journal.
“Vendimet e marra nga rezistenca palestineze janë jashtëzakonisht autonome dhe në përputhje të palëkundur me interesat e ligjshme të popullit palestinez,” tha burimi i Ëall Street Journal, në kushte anonimiteti.
“Ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina,” tha ai.
Izraeli të shtunën nisi një kundërofensivë për të goditur bazat Hamasit në Rripin e Gazës, pasi grupi lëshoi 5000 raketa në Izrael dhe anëtarët e tij depërtuan në vend nga toka, ajri dhe deti.
Konflikti treditor tashmë ka marrë jetën e mbi 1,100 njerëzve, me më shumë se 700 të vrarë në Izrael, duke përfshirë 44 ushtarë.
VINI RE: Ky material është pronësi inteleltuale e WSJ
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani