Policia ka është duke zhvilluar një operacion në Fushë Kuqe ku ka rrethuar zonën.
Forcat e policisë raportohet se kanë rrethuar banesa dhe lokali i Gëzim Çelës.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ky është një operacion i policisë, me mbështetjen e SPAK.
SPAK ka lëshuar disa urdhërarreste mes të cilëve edhe të oficerëve të policisë.
Operacioni është shtrirë në Tiranë, Krujë, Durrës, Vlorë, Kurbin dhe Maminas, ndërsa janë kërkuar përforcime nga policia e Durrësit.