Gazment Bardhi pohoi mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha nuk përballet politikisht, por fshihet.
Ai e bëri deklaratën në emisionin ‘Open’ ku tha se Basha nuk është pjesë e diskutimeve dhe se emri i tij nuk përmendet fare dhe se me të nuk merret askush.
Bardhi shtoi se e ka ftuar Bashën në çdo mbledhje, por ai i ka shmangur pasi ka frikë nga përballja me Berishën.
“Nuk bëhet fjalë për mua kur thuhet opozita ka nevojë për një figurë të re për të konkurruar Edi Ramën për kryeministër. Biem dakord se opozita nuk ka qenë funksionale. Padyshim që qytetarët janë të shqetësuar për keqqeverisjen e Edi Ramës dhe duan zgjidhje për këtë. Emri i Bashës nuk përmendet në mbledhjet tona, me atë nuk merret askush në mbledhjet tona. Unë po e ftoj Bashën dhe e kam ftuar në çdo mbledhje. Që mund ta ketë frikë Berishën, kjo nuk ka diskutim. Basha nuk përballet politikisht, por fshihet.” tha Bardhi.