Vendosni fjalën kyçe....

Rama të premten në Britani, takim me kryeministrin Sunak, në fokus çështja e emigrantëve dhe marrëveshja për të burgosurit


Ditën e premte kryeministri Edi Rama do të niset drejt Londrës  ku pritet të ketë takim me homologun britanik Rishi Sunak.

Mësohet nga mediat se në fokus të bisedimeve pritet të jetë çështja e emigrantëve dhe marrëveshja e dakordësuar për të burgosurit që të kalojnë dënimin në Shqipëri.

Marrëveshja për transferimin e personave të dënuar u miratua në parim nga Qeveria më 20 korrik, ndërsa u diskutua gjatë një vizite të Kryeministrit Rama në Londër në mars 2023.

Po gjatë kësaj vizite u firmos edhe një marrëveshje për frenimin e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në drejt të Mbretërisë së Bashkuar.