Në hapje të seancës së sotme plenare, deputeti Ervin Salianji nuk ka pranuar të lëshojë foltoren e Kuvendit. Ai ka kërkuar fjalën për procedurë, por kryetarja e kuvendit ia ka dhënë kryeministrit Edi Rama i cili po zhvillon një interpelancë me Kreshnik Çollakun për Kosovën.
Salinaji: S’mund ta marrësh peng seancën.
Nikolla: Jemi në mes të interpelancës. S’mund ta merrni ju peng interpelancën. Ju lutem uluni.