Vendosni fjalën kyçe....

Tensione pas miratimit të rezolutës, Berisha: Nikolla shkeli rregulloren, futi në rend dite kërkesën për komisionet hetimore


 

Momenti i votimit në seancën e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione, pasi deputeti i PD, Flamur Noka i është drejtuar foltores, e cila është bllokuar menjëherë nga Garda.

Deputetë të tjerë të opozitës i janë drejtuar po ashtu foltores pasi mazhoranca dhe opozita bashkuan votat e tyre për miratimin e Rezolutës për Kosovën.

Tensionet u ngritën pasi kryeparlamentarja Nikolla vijoi me nisjen e votimit për projektligjet e seancës së kaluar, gjë që solli edhe reagimin e opozitës.

Deputetët e grupit të Rithemelimit iu drejtuan foltores pasi deputetët e Partisë Socialiste rrëzuan komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të seancës plenare, Sali Berisha ka deklaruar se Lindita Nikolla futi ne rend dite pas miratimit të Rezolutës për sulmin e Kosovës, kërkesën e opozitës për ngritjen e komisione Hetimore. Berisha tha se u bë në mënyrë tinëzare.

“Pak çaste më parë shqiptarët panë një akt rrugaçërie, të papërsëritshme. Ajo që kryen detyrën e kryetarit, faktikisht, një njeri i keqpërdorur nga Rama, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren, futi në rend dite pasi u votua rezoluta, atë që s’mund të ndodhte kurrë. Sepse në çdo parlament reni miratohet në mëngjes. Në mënyrë tinëzare, futi kërkesat e opozitës për kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore”, tha ai.